Një 61-vjeçare është kapur në flagrancë me telefonin celular që sapo i kishte vjedhur një pushueseje tek Shkëmbi i Kavajës.
61-vjeçarja N.T., nga Tirana është kapur sapo kishte shtënë në dorë telefonin celular iPhone-6 të shtetases J.T., 26 vjeçe, nga Elbasani.
Po ndërsa pushuesja nga Elbasani ka rezultuar me fat sepse telefoni i vjedhur i është rikthyer në çast, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për një 58-vjeçar nga Durrësi, banor i lagjes nr.17/1.
Hajdutët i kanë hyrë në shtëpi dhe kanë marrë me vete 1 televizor, 2 laptop, 2 unaza floriri, nje sasi lekësh e sende të tjera.
Policia ka mbledhur provat e gjetura në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur autorët e kësaj vjedhjeje dhe bërë të mundur kapjen e tyre.





