Mbrojtësi Esin Hakaj u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Skënderbeut. Shkodrani u shpreh i lumtur për triumfin e aritur dhe tregoi se nuk është e lehtë të fitosh përballë kampionëve në fuqi.
Sa e vështirë ishte të reagonit?
Ishte një ndeshje shumë e fortë. Pavarësisht se luanim me Skënderbeun, ishin 2 humbjet që na rëndonin. Bëmë një ndeshje të mirë.
Beson se Teuta e këtij sezoni mund të jetë e rrezikshme?
Skënderbeu deri tani i ka mundur ekipet që po udhëheqin. Kemi një grup shumë të mirë. Janë afruar shumë lojtarë të mirë. Do arrij objektivin që është pjesëmarrja në kupat e Europës.
Sa ju bezdis fakti që pritet diçka më tepër nga ju?
Duhet të jam maksimumin këtu te Teuta. Më pas do të pres nëse do të kem oferta për të ecur më përpara.
Keni ndonjë “hakmarrje” ndaj Partizanit?
Do të shkojmë për 3 pikë. Shpresoj që ta arrijmë me sukses.





