NJU JORK, 20 shkurt 2013 – Sulmi i hakerave që u përqendrua dje mbi kompaninë Apple ka nisur nga Europa lindore.
Kompania amerikane mendon se është goditur nga hakerat që pak ditë më parë sulmuan rrjetin social Facebook. Apple shpjegon se sulmi ka prekur vetëm pak kompjutera të nënpunësve të saj dhe mendohet se hakerat kanë mundur të depërtojnë në to përmes pikave të dobëta të browser-it Java.
Gjigandi Apple siguron se ashtu si në rastin e sulmit mbi Facebook javën e kaluar, hakerat nuk kanë mundur të vjedhin materiale nga kompania amerikane.
(m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”)