Faqja zyrtare e një institucioni të rëndësishëm shtetëror është hakeruar ditët e fundit.
Lajmin e përcjell vetë policia përmes një njoftimi, si dhe deklaron se tashmë kanë nisur hetimet nga Drejtoria për hetimin e krimeve kompjuterike. Emri i institucionit në fjalë nuk bëhet me dije për shkak të konfidencialitetit.
Ajo që të bën habi është fakti se në hetim ka hyrë edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ç’ka të bën të mendosh se situata mund të ketë lidhje me botën e krimit dhe jo thjesht të një hakerimi dosido.
“Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dyshohet se raportohet për një ndërhyrje në një faqe zyrtare të një institucioni”,njofton zyrtarisht policia.





