Këngëtarja me famë botërore Selena Gomez ka rënë pre e hackers-ave. Ata i kanë vjedhur adresën e saj në Instagram dhe kanë publikuar foto nudo të ish-të dashurit të saj Justin Bieber.

Sidoqoftë, reagimi ka qenë i shpejtë dhe është rimarrë llogaria. Fillimisht është bërë bllokimi i saj dhe pastaj është kthyer pa fotot e Bieber, të cilat u fshinë, raporton TMZ.

Selena është personi më i ndjekur në platfomën e mediave sociale me 125 milionë ndjekës dhe kjo ka bërë që të vërshojnë komentet e fansave.

Fotografitë e këngëtarit kanadez janë realizuar nga paparaci gjatë pushimeve të tij në Bora Bora në vitin 2015.