Tiranë, 10 shtator 2014 – Faqja online e Kryeministrisë është sulmuar nga hakerat, gje qe solli bllokimin e saj mengjesin e sotem. Hakerat "Redanons_AL" kanë sulmuar faqen e Kryeminisitrisë, ndërsa kanë lënë një mesazh, ku bëjnë thirrje për protesta masive. Në mesazhin e lënë apelohet që të protestohet për një jetë më të mire, për një gjykatë me të drejtë, për mundësi arsimi të barabartë.
“Të protestojmë kundër opozitës inekzistente të sotme, mjaft qëndruam me kokën poshtë. Ata duhet të marrin urdhra nga ne, ata paguhen nga djersa jonë”, thuhet ndër të tjera, ndërsa bëhet thirrje për t'u përgjigjur ndaj reformës në universitete.
Nw mbyllje të mesazhit thuhet, “Falenderim i veçantë shkon për prokurorin që urdhëroi arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. E ftojmë të na kontaktojë pasi kemi prova që duhen verifikuar për tre drejtorë”, ku më tej nënvizohet se kanë prova të pakontestueshme edhe për disa gjyqtarë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





