DURRËS, 8 tetor 2013 – Edhe femrat në piraterinë kompjuterike, teksa fejsbuk-u (facebook) bëhet i rrezikshëm për privatësinë, sidomos kur hakerat të thyejnë kodin e sigurisë. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 7 tetor 2013 filloi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një femre me inicialet I. M., banuese në Durrës. Është interesante se ndaj saj ka bërë kallëzim një 31-vjeçare, e cila pretendon se shtetasja në fjalë ka ndërhyrë në të dhënat e rrjetit të saj social Facebook, duke thyer kodet e sigurisë dhe transmetuar mesazhe për publikim në këtë rrjet. Edhe Shqipëria ka bërë ndryshime në Kodin Penal përshtatur llojeve të reja të kriminalitetit. Për këtë arsye uniformat blu ia përcollën materialet prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës për veprat penale “hyrje e pautorizuar kompjuterike” dhe “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





