IRAN – Sistemi i komunikimit të kompanive industriale në jug të Iranit iu nënshtrua një sulmi kibernetik, deklaruan sot autoritetet iraniane. Por ende nuk dihet nëse ky sulm ishte i suksesshëm apo jo.
Sipas njoftimeve të mediave iraniane, gjatë muajve të fundit disa subjekte në provincën Hormozgan u janë nënshtruar tashmë disa herë sulmeve kibernetike, por specialistët iranianë kanë arritur t’i sprapsin ato.
Zyrtarët iranianë pohojnë se faqet e tyre të internetit bëhen rregullisht shënjestër për hakerët dhe akuzojnë vendet perëndimore për zhvillimin e një lufte të hapur kibernetike kundër Teheranit.