Drejtori i Zyrës së Punës të Durrësit Indrit Buka, ka denoncuar publikisht dhe penalisht ndërhyrjen nga hakera të faqes së zyrtare të ZPD-së në “Facebook”.
Një ditë para Kongresit të Partisë Socialiste, në emër të kësaj zyre u publikua një njoftim ku kërkoheshin duartrokitës për Kongresin që do të mbahej të nesërmen. Dhe gjithashtu, një njoftim i dytë fals është publikuar edhe dje.
Por Buka sqaron se asnjë nga këto njoftime nuk ka lidhje me institucionin që ai drejton.
Për këtë çështje, Buka thotë se kanë bërë kallëzim penal bërë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, dhe shprehet se po punohet që faqja zyrtare e institucionit të rikthehet sa më shpejt. Në një dalje para medieve, Buka u bën thirrje organeve kompetente që të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.





