Faqja e INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave), ka rënë pre e hakerave iranianë “Homeland Justice”.

Ky grup e ka njoftuar në rrjetet sociale, ku shprehen se kanë bërë të mundur hakërimin e faqes së webit të INSTAT.

Kjo faqe nuk është më e aksesueshme për qytetarët kur e kërkojnë në Google.

Nga fotot duket se janë marrë të dhëna sensitive siç është numri i llogarive bankare të punonjësve të administratës. Kane publikuar nr. personal, emër, mbiemër, nr tel, adrese e-maili, adresë banimi, IBAN.