28 prill 2015 – Haki Çullhaji, 45 vjeç, emigrant me dokumente të rregullta në Itali u aksidentua në punë e sipër mëngjesin e së hënës më 27 prill 2015.
Hakiu ishte i punësuar në firmën “Gheto Tetti” të qytezës së Kastelfrankos (Catelfranco), në Provincën e Trevizos. Gjatë punës për riparimin e çatisë së një shtëpie, Çullhaji u godit nga rënia e papritur e një trau. Ai i plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën u dërgua menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/