Emanuel Shkreta i përfshirë në një histori hakmarrjeje me familjen Llani, në Mamurras ka kërkuar nga drejtësia shqiptare zbardhjen e ceshtjes së Mamurrasit ku deri më tani janë shënuar 3 viktima.

"Sistemi i drejtësisë duhet që të marrë vendimin e duhur, ta dënojë me burg të përjetshëm Jetmir Llanin, ose në të kundërt unë do ta vras me duart e mia. Kam takuar prokurorin e Laçit dhe i kam kërkuar që të pranojë kërkesën time për të qenë dëshmitar okular në këtë çështje, por ende s'kam marrë një përgjigje. E vetmja gjë që më ka ngelur është që t'i drejtohem kryeprokurorit të ri", u shpreh Shkreta i cili ka kërkuar takim me kryeprokurorin e ri Adriatik Llalla.

"Përmes gazetës suaj dua ta paralajmëroj kryeprokurorin se, nëse ai nuk e zbardh çështjen time, nëse drejtësia nuk vihet në vend, unë i vdekur që i vdekur jam, nuk më ngelet zgjidhje tjetër veç kësaj që do them. Nuk është aspak çudi që një ditë – që mund të mos jetë shumë larg – unë të marr peng një shkollë në kryeqytet, me 200-300 fëmijë, dhe t'i hedh në erë me eksploziv. Nuk është fare e vështirë, mjafton vetëm një shtypje butoni dhe nuk është çudi që kjo shkollë të jetë edhe një prej atyre ku studiojnë fëmijët e këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kërkoj vetëm drejtësi." përfundon ai.