Irani ka kërcënuar se do të marrë hak në lidhje me sulmin e javës së kaluar në Damask, sulm për të cilin fajëson Izraelin, edhe pse ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë autorësinë.

Wall Streat Journal, raporton se burime konfirmojnë se Irani po planifikon të ndërmarrë një sulm mbi Izraelin gjatë të premtes ose të shtunës.

Një burim nga udhëheqja iraniane bën me dije se një plan i tillë është ende në fazë diskutimi, dhe se nuk është përcaktuar nëse sulmi do të ndodhë në Izraelin jugor apo atë verior.

Një raportim i tillë bëhet edhe më i besueshëm nën vendimin ne fundit të SHBA, që ka kufizuar udhëtimin për punonjësit e tyre në Izrael, mes frikës së një sulmi nga Irani.