Katër automjete janë përfshirë nga zjarri rreth një orë pas mesnatës, në Tiranë, dhe rezulton se autorja e kësaj ngjarjeje është 23-vjeçarja Desara Mançellari, banuese në Tiranë.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe Policia e Tiranës e ka identifikuar menjëherë Mançellarin, të cilën e ka ndaluar dhe e ka marrë në pyetje.
Ka rezultuar se ajo kishte pasur konflikt me djalin e pronarit të automjeteve, shtetasin V. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, që e ka shtyrë të hakmerret ndaj tij në këtë formë.
Automjetet që iu vu flaka janë tip “Audi”, “Volkswagen”, “Rulotë” dhe një kamionçinë, dy prej të cilave janë djegur plotësisht.
Policia bën me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale veshjet e vajzës, në momentin që ka kryer këtë veprim të kundërligjshëm.
Ajo akuzohet për “shkatërrim prone me zjarr”.