Një incident i vogël për Erling Haland. Teksa norvegjezi po zbriste nga autobusi i ekipit kombëtar për t’u drejtuar në hotelin e ekipit në Oslo, dera e bagazhit u hap në të njëjtin moment.
Si rezultat, dera goditi sulmuesin dhe i çau buzën, e cila filloi të rrjedhë gjak. Haaland u trajtua nga stafi mjekësor dhe mori tre qepje. Sulmuesi i Sitit, madje bëri shaka për këtë në llogarinë e tij në Snapchat.
“Tashmë, dukem mjaft mirë kështu…”. Kujtojmë që Norvegjia e tij do të përballet me Moldavinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të martën në mbrëmje. Shokët e ekipit të Erling Haaland janë në krye të Grupit I, me katër fitore të arritura, në katër ndeshje të zhvilluara.





