Tashmë është zyrtare, Erling Haland është lojtari i ri i Mançester Sitit.Bomberi norvegjez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin nga Mançesteri që do ta mbajë të lidhur deri më 30 qershor 2027.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare “The Citizens” me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.21-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Premier Ligës më 1 korrik për të vijuar fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik.

Haland në sezonin që përfundoi me fanellën e Borusias së Dortmundit u aktivizua në total në Bundesligë në 24 ndeshje ku ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar dhe 7 asiste për shokët e skuadrës.