Vetëm 22 vjeç dhe Erling Haland ka një koleksion mahnitës makinash në garazhin e tij.Norvegjezi ka një “Rolls-Royce Cullinan” që kushton 300,000 paund. Ai gjithashtu ka një “Range Rover Sport” dhe “Audi RS6 Avant”, që të dyja kushtojnë 120,000 paund.
Aktualisht sulmuesi ndodhet në Monako teksa po shijon pushimet. Ai është parë duke lëvizur me një “Ferrari Monza” me vlerë 1.3 milionë paund.
Ndërkohë në garazhin e tij ndodhet edhe një “Mercedes-AMG GLE Coupe” prej 90,000 paund.
Rikujtojmë që ky ishte viti më i suksesshëm për futbollistin teksa me Mançester Sitin arriti të fitonte tripletën. Thuhet se Haland fiton rreth 400,000 paund në javë.