Nuk është më sekret se një klub i Ligës së Kampioneve që flitet se është Reali i Madridit , tashmë është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Mançester Sitit, Erling Haland. Megjithëse norvegjezi së fundmi ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2034. Haland mbetet një nga golashënuesit më produktivë në Evropë, duke realizuar 29 gola në 37 paraqitje këtë sezon për “Citizens”. Që prej transferimit nga Borussia Dortmund në vitin 2022, ai ka shënuar 153 gola në 183 ndeshje, çka i siguroi një kontratë të re shumë fitimprurëse me kampionët anglezë.
Në janar 2025, Haland firmosi një zgjatje kontrate për nëntë vite e gjysmë, e cila sipas “Capology”, e dërgon pagën e tij në rreth 875,000 euro në javë. Me këto shifra, pritet që ai të qëndrojë në “Etihad Stadium” për pjesën më të madhe të karrierës së tij. Megjithatë, një raport i ri sugjeron se kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht e sigurt, përsa kohë që drejt norvegjezit është gati të vijë një ofertë e parezistueshme. Sidoqoftë, Siti ka nisur të marrë masat, duke nisur bisedimet për një përmirësim të pagës që për fiton, ndërkohë që do të kërkojë të blindojë përfundimisht sulmuesin e vet, përmes milionave që do t’i ofrojë, ndoshta duke mbërritur edhe deri në 1,000.000 në javë.





