Modelja Hailey Bieber në një intervistë për “Elle”, ka treguar një ndër tatuazhët e vetëm për të cilin është penduar dhe nuk e pëlqen më ta ketë në trupin e saj.

Bëhet fjalë për një skicë pistolete në pjesën e brendshme të gishtit. “Si 18-vjeçare, mendoja se dukej bukur. Por tani që jam 24 vjeç nuk do ta bëja kurrë. Mendoj se armët janë të dhunshme,” u shpreh ajo.

Hailey dhe Justin Bieber kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt.

Së fundmi Hailey ju është përgjigjur të gjithë skeptikëve për martesën e tyre në moshë të hershme dhe ka treguar se çfarë i shtyu të dy të shkonin drejt celebrimit. Kur vendosën të martoheshin Hailey ishte vetëm 21 vjeçe, ndërsa Justin 24.

“Ai ishte në një fazë të jetës kur mund të merrte vendime të tipit: ‘s’merrem më me vajzat, nuk bëj më budallallëqe. Kam hequr dorë nga festat e çmendura”, është shprehur Hailey për Elle