29 prill 2015 – Kandidati socialist Erion Veliaj e bëri gati sloganin dhe posterin me të cilin do të paraqitet në Tiranë për të kërkuar votat. Ndërsa rivali i tij demokrat, Halim Kosova, ende nuk e ka bërë këtë.

 

Pyetja është a e ka të nevojshme një gjë të tillë? Një qytetar ka fotogruar në mure posterat që tregojnë dr.Kosovën gjatë fushatës për deputet në vitin 2013.

 

Ato nuk janë hequr ende, as nga bashkia e as nga qytetarët dhe ishin harruar derisa emri i Halim Kosovës u rikthye sërish, për garën e bashkisë.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”