TIRANE – Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka paralajmëruar masa të rrepta përmes paketës së drejtësisë kriminale.
Në rrjetin social “Facebook”, ministri Halimi teksa thekson se armëmbajtja pa leje shton pasigurinë dhe frikën për komunitetin e veçanërisht për fëmijet, premton dënim të ashpër ndaj personave që disponojnë armë, që sipas tij, me këtë veprim kanë vetëm qëllim kriminal.
“Masat e sigurimit për to janë po aq të papërshtatshme. Në 70% të rasteve gjykata ka vendosur arrest në shtëpi ose detyrim paraqitje. Konstatohet lehtë se dënimet për këto krime janë në minimumin e tyre. Shpesh dënimet janë dhënë dhe me pezullim të ekzekutimit.”-shkruan ministri Halimi, ndërkohë që konfirmon se më shumë së 70% e vrasjeve kryen me armë zjarri.
Duke përmendur arritjet e deritanishme, ministri Halimi foli dhe për krimin urban dhe atë të rrugës, për të cilat deklaron se duhet të marrin një përgjigje të ashpër.