DURRËS, 3 shkurt 2015 –  Deputeti i qarkut të Durrësit Eduard Halimi është “mprehur” për kryebashkiak të qytetit bregdetar, teksa sulmon Dakon, duke i kërkuar të mos vazhdojë më mbjelljen e palmave, pasi, me sa duket, kjo gjë “ndërsen” lumin e Vjosës! 

Të martën, më 3 shtator 2015, teksa po diskutohej ligji për pushtetin vendor, deputeti demokrat i qarkut të Durrësit Eduard Halimi, deklaroi:

“Fieri përmbytet dhe vuajnë për bukën e gojës, ndërsa në Durrës mbillen 360 palma nga 6 mijë euro secila”.

Ia kthen deputeti socialist Blendi Klosi: 

“Fieri u përmbyt dhe Vlora u përmbyt dhe Vjosa doli nga shtrati sepse ndërtimet pa leje mbi kolektorë, ndërtimet pa leje që ju miratuat kur ishit në pushtet, qoftë dhe në fund të funksionimit tuaj bënë që territori i Shqipërisë të ishte krejtësisht i pambrojtur dhe natyra të reagonte. Fieri nuk u përmbyt nga palmat e Durrësit, por ato ju verbojnë juve, sepse edhe gara e ardhshme elektorale, edhe kjo që po bëni këtu sot ka të bëjë me territorin, ka të bëjë me qytetarët” (www.oranews.tv/vendi/halimi-fieri-nen-uje-ne-durres-palma-6-mije-euroshe-klosi-jeni-ne-ethe-zgjedhore/ apo www.youtube.com/watch?v=XVK9JQbxt8c).

Mos vallë edhe Halimi vetofrohet për kryetar të superbashkisë së Durrësit? Mund të jetë frymëzuar nga kolegu i tij, ish-kryetar i PD, Tritan Shehu, që kritikon Mediun pse shpalli Dukën para vaktit: 

“Unë jam kundër shpalljes së kandidaturave të parakohshme nga aleatët pasi ky është një proces shumëplanësh ku vendimet finale u takojnë niveleve drejtuese të PD-së. Pa dyshim kjo do të bëhet në konsultim me aleatët dhe krejtësisht në bashkëvendim me strukturat e Partisë Demokratike në rrethe. Kështu edhe vendimet që do të merren do të jenë sa më racionale dhe krejt në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjen e për të siguruar fitoren tonë. Të jeni të bindur se kandidatët do të jenë më të mirët e mundshëm” (http://www.shekulli.com.al/p.php?id=212089).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/