Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi ka reaguar ndaj deklaratës së ashpër të kryesocialistit Rama lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës për të akuzuarit për vrasjen e tre protestuesve në ngjarjen e 21 janarit. Në një dalje për mediat Halimi akuzoi Ramën se është i vetmi politikan që komenton vendimet e gjykatave.
“Rama është i vetmi politikan që komenton vendimet e gjykatave. Rama e ka politizuar këtë cështje, duke ushtruar presion sitematik. Sot para drejtësisë duhet të sihte vetë ai, si instruktor i tyre.Kjo nuk është hera e pare që Edi Rama sulmon drejtësinë shqiptare kur nuk i pëlqejnë vendimet e saj, dhe as e para që hesht kur vendimet e saj i vijnë për shtat. Kështu heshti zoti Rama kur djali i Gramoz Rucit plagosi në mes të Tiranës një qytetar të pafajshëm dhe drejtësia e la atë të lirë. Kështu heshti Edi Rama edhe kur djali i Luiza Xhuvanit vrau gjakftohtë me një plumb në kokë një djalë të ri e të pafajshëm. Sot përpara drejtësisë duhet të ishte vetë Edi Rama, arkitekti i vetëm i dhunës ndaj institucioneve të pavarura dhe shtetit të së drejtës. Ndaj sulmi i tij tregon vetëm frikën se verdiktet e drejtësisë shqiptare do t’iafrohen edhe karriges së tij.Shqiptarët dhe cdo njeri normal në këtë vend nuk e kuptojnë se cila është lidhja mes vendimit të një gjykate të pavarur dhe vendimit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të bojkotuar parlamentin.” tha Halimi.
Halimi tha se modeli Rama është një model që bën presion politik mbi çdo institucion të pavarur, sistematikisht derisa në fund kërkon ti asfiksojë ato totalisht.