Gjatë fjalës së tij, Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi vlerësoi reformat në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se konsolidimi i tyre vijon të jetë prioritet. 

Ministri i Drejtësisë akuzoi opozitën për bllokimin e ligjeve të kërkuara nga BE-ja, duke theksuar se miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë shkon në favor të vendit dhe qytetarëve. 

Duke nënvizuar faktin se teknologjia ka reduktuar korrupsionin në drejtësi, ministri Halimi tha se janë arritur rezultate konkrete në drejtim të disiplinës së gjyqtarëve. 

“Kemi dixhitalizuar të gjithë sistemin gjyqësor. Kemi instaluar në sistem elektronik të ankesave. Në 12 gjykata është instaluar sistemi audio. Kemi shmangur kontaktin e qytetarit me burokratin”,- vijoi Halimi.