Një grua është marrë nën mbrojtje nga Policia në Tiranë, pasi është dhunuar nga bashkëshortja e ishburrit të saj. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në banesën e shtetases A.H. 39 vjeçe.
Kjo e fundit është marrë nën mbrojtje nga Policia menjëherë. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja M.G. 41 vjeçe ka shkuar në shtëpinë e A.H. për të sqaruar një kontradiktë, në rrugën “Dalip Topi”.
Por sqarimi nuk ka shkuar si duhet dhe M.G. ka dhunuar ish-bashkëshorten e burrit të saj. Polica ka nisur procedimin edhe për agresoren.





