Big Mama u shpreh se nuk është si femrat e tjera që bëhen xheloze apo histerike.

Ajo tha se patjetër që tradhtia i dhemb, por nuk do prishte lidhjen apo familjen nëse burri do bënte seks një natë me një femër, duke shtuar se “nuk do hajë vetëm fasule”.

Këngëtarja tha se burri e ka hallall nëse del ndonjëherë nga normalja

“Po jam tradhtuar, oho. Ka shumë loje tradhtish, nuk më vret të them të drejtën, se kam atë problem. S’jam si femrat e tjera që bën histerike dhe xheloze të mëdhaja. Më dhemb, kur s’ka xhelozi, s’ka dashuri.

Por nuk prish një lidhje ose familjen nëse burri im apo i dashuri ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe, ka shkuar një natë, pastaj ka ardhur tek unë. U mashtrua, natë për natë fasule nuk hahen, përderisa më respekton e vlerëson, jam primare për atë, nëse del ndonjëherë shinave, hallall e ka”, u shpreh Big Mama.