Festa e Halloween-it është kthyer tashmë në një traditë festive në gati çdo vend të botës dhe si e tillë është festuar edhe në qytetin e Durrësit.

Fëmijët e studios “Aldo Dance” kanë organizuar mbrëmjen e djeshme në sheshin “Liria”, një sfilatë me veshjet e Halloween-it.

Në aktivitet morën pjesë rreth 150 fëmijë, të cilët prezantuan kostumet e tyre.

Koreografi dhe organizatori, Aldo Aliaj u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është që të kthehet në të ardhmen në një traditë të përvitshme.