Mesa duket mbrëmja e Halloweenit nuk ka kaluar pa incidente për këngëtaren e njohur kosovare Dafina Zeqiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dafina ka zbukuar se mbrëmjen e djeshme ka dëmtuar gishtin. Ajo ka publikuar një foto në të cilën shfaq gishtin e fashuar, ndërsa në diçiturën e saj shkruan: Gishti im i vogël është bërë mumje për Halloween”.

Kujtojmë që Dafina prej kohësh është zhvendosur në New York, ku po ndërton edhe karrierën e saj profesionale.