Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka përshkruar Hamasin si “një grup çlirimtar” që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij, komente që do të shkaktojnë zemërim të thellë në Izrael.
Hamasi është cilësuar një grup terrorist nga Izraeli, SHBA, BE dhe Britania e Madhe, si dhe vende të tjera.
Më shumë se 1,400 njerëz u vranë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kryesisht civilë të shënjestruar në komunitetet pranë kufirit të Gazës.
Në një fjalim të zjarrtë në parlamentin e Turqisë, Erdogan tha se po anulonte planet për të vizituar Izraelin.
Ai tha se i kishte shtrënguar dorën kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por shtoi se Netanyahu kishte abuzuar me qëllimet e mira të Turqisë.
Të dy udhëheqësit u takuan muajin e kaluar në një samit të OKB-së në Nju Jork – në atë që shihej në atë kohë si një tjetër shenjë domethënëse e përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve të tyre.