Ditën e enjte, Hamas do të dorëzojë trupat e pajetë të 5 pengjeve. Në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes si sigluar në Janar 2025 mes palëve.

Lajmi bëhet i ditur nga Tv publik izraelit Kan, duke bërë të ditur se autoritetet izraelite kanë nisur edhe përgatitjen e procedurave për marrjen e trupave dhe transferimin e tyre më pas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për identifikim.

Hamas duhet të komunikojnë emrat e pengjeve të vrarë brenda ditës së dorëzimit, ditës së enjte. Ndërkohë që Izraeli bën një kërkese tjetër, lëshimin e 6 pengjeve në jetë ditën e shtunë të kësaj jave, dhe jo 3 siç e parashikon marrëveshja.

Bëhet fjalë për 6 pengjet e fundit ende në jetë nga lista prej 33 që duheshin liruar brenda kësaj faze.

Ndërkohë që bëhet e ditur se ushtria Izraelite do të qëndroje në Liban në 5 pika strategjike që kontrollojnë komunitetin në Libanin jugor dhe komunitetet në kufi, ndryshe nga sa ishte dakordësuar për tërheqje totale brenda ditës 18 Shkurt.  

Konfirmimi mbërrin nga një funksionar i lartë izraelit, teksa presidenti i Libanit kërkon një tërheqje totale ose zgjidhje diplomatike.