Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Shkëmbimi”, policia e Korçës dhe Pogradecit ka sekuestruar 14 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis si dhe ka vënë në pranga në flagrancë 3 shtetas.

Një ndër të arrestuarit është edhe Ish-Kryeplaku i fshatit Podgorie, teksa një tjetër shtetas është proçeduar penalisht.

U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Arben Pilinçi, 44 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” (Ish Kryeplak i fshatit Podgorie)

• Malti Kungulli, 29 vjeç, banues në fshatin Podgorije.

 

• Arben Alushi , 45 vjeç, si dhe filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë ndaj bashkëshortes së tij shtetases E.A, 36 vjeçe, të dy banues në Fier.

HETIMET

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative si edhe falë një pune të mirëorganizuar shtetasit e mësipërm, u kapën në flagrancë në fshatin Hudënisht-Pogradec, duke transportuar një sasi prej 14 kg lëndë të dyshuar si narkotike kanabis.

Nga hetimet e kryera rezulton se, sasinë e lëndës së dyshuar narkotike shtetasi Arben Alushi, po e transportonte me automjetin e tij (ku pasagjere ishte bashkëshortja E.A) tip “Volkswagen” nga qyteti i Fierit drejt Korçës, ku në fshatin Hudënisht është bërë dhe shkëmbimi i saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, e cila ishte vendosur në 5(pesë) kuti me ambalazh kartoni.

– 1 automjet tip “BMW” model X5 me targë AA 447AJ në pronësi të Malti Kungullit.
– 1 automjet tip “Volksëagen Passat” me targë AA 517 IK në pronësi të Arben Alushit.
– 6(gjashtë) aparate celularë.
– Si edhe një sasi kartëmonedhash prej 1040 eurosh dhe 25 000 lekë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

KUSH ËSHTË ARBEN PILINCI

Arben Pilinci është emër i njohur më parë për policinë. Një 10 janar të këtij viti policia kuptoi se kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë, merrej me trafik droge, armësh dhe lëvizte me makina luksoze dhe e shpalli në kërkim.

Pas një kontrolli në lokalin dhe shtëpinë e kryeplakut 44-vjeçar policia zbuloi lëndë narkotike, armë, fishekë, një shumë e konsiderueshme eurosh dhe makina luksoze.

“Në kuadër të këtyre kontrolleve, në operacionin e koduar “Mali i thatë” policia arrestoi Orlind Pilincin me banim në fshatin Podgorie ndërsa shpalli në kërkim babain e tij Arben Pilinci, kryeplak të këtij fshati. 44-vjeçari rezulton se është me precedentë të mëparshëm penale për “vrasje me dashje” dhe armëmbajtje pa leje”, thuhej atëherë në komunukatën e policisë.

Sendet e sekuestruar në banesën e kryeplakut më 10 janar 2016

Në lokalin në pronësi të tyre në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesë, u gjetën  dhe sekuestruan në  cilësinë e provës materiale:

 

1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva,
1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë,
32 fishekë luftarakë, të  kalibrit  9 mm,
8 fishekë luftarakë, të kalibrit 7.62 mm,
10  kapsolla detonatore,
4 thika,
1 automjet  tip “Ford” me targa AA 450 CA,
1 automjet  tip “Haner” me targa AA 111 JZ,
6500 Euro, 200 000 lekë,
1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër,
1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha. /Panorama.al/