Festa e titullit të 4-t kampion në Formula 1 të pilotit britanik Lewis Hamilton ka qenë e çmendur dhe ka zgjatur deri në agim. Pak orë pas garës, piloti ka fluturuar për në Majemi, ku ka festuar me miqtë e tij në një diskotekë.

Kjo gjë “dokumentohet” nga vetë piloti britanik, që në rrjetet sociale ka postuar disa foto e video, ku duket duke festuar me miqtë e familjarët e tij. Disa prej tyre e kishin ndjekur edhe në Meksikë, për të parë nga afër garën që kurorëzoi Hamilton kampion bote.

Pas garës, britaniku udhëtoi me një helikopter privat nga pista në aeroportin ndërkombëtar të Meksikës dhe më pas me një avion privat fluturoi për në Majemi. Në një diskotekë në këtë qytet ai ka festuar e kënduar me miqtë e familjarët përgjatë gjithë natës, një festë legjitime pas një titulli kampion.