Lewis Hamilton konfirmoi edhe në pistën azere formën e tij prefekte që po kalon në Formula 1.
Piloti britanik i Mercedes u rendit i pari në provat zyrtare të zhvilluara këtë të shtunë, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit.
Valteri Bottas do të niset i dyti dhe menjëherë pas tij dy Ferrarit me Kimi Raikonen të tretin dhe Sebastian Vettel të katërtin.
Ky ishte “pole position” i 66-të për Lewis Hamilton, që tashmë ndodhet vetëm dy “pole position” larg rekordit të Michael Schumacher.
Gara për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit zhvillohet të dielën në orën 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Top News.