27shtator2015 – Pas Singaporit, Mercedes rikthehet te dominimi në Suzuka, me Lewis Hamilton që arriti i pari në finish duke lënë pas shpatullave Rosberg dhe Vettel, duke konsoliduar në këtë mënyrë kryesimin e tij.Endrra e përmbysjes ferrariste shuhet me triumfin e dyfishtë të tetë sezonal për Mercedes. Fiton Lewis Hamilton që i bën gjërat të qarta me Nico Rosberg që në kthesën e dytë, duke e shoëruar me xhentilesë shokun e skuadrës në bar dhe duke i humbur kështu kohë të cmuar dhe dy pozicione Sebastian Vettel që në nisje ishte treguar i zoti për të suprirzuar Valtteri Bottas. Duheshin plot 30 xhiro që Nico Rosberg të riniste ndjekjen e shokut të skuadrës dhe kjo ndodhi kur tanimë distanca ishte shumë e madhe për të shkuar në kërkim të një parakalimi hipotetik.Për Leëis është fitorja e dytë rradhazi në pistën e Suzukës, e teta e sezonit dhe e 41 e karrierrës, shifër kjo me të cilën arrin mitikun Ayrton Senna.
Një sukses që i lejon ta cojë avantazhin e tij në klasifikim ndaj ndjekësit Rosberg në 48 pikë, kur në lojë kanë mbetur gjithsej 125 pikë, hendek ky goxha i madh. Vettel që e përfundoi në vendin e tretë Cmimin e Madh të Japonisë gjendet 59 pikë pas britanikut në klasifikim, por nuk mund të flitet për një garë negative të Ferrarit pasi fakti që në pistën ndoshta më të vështirë të kampionatit, arrin një tjetër pod me Vettel ësghtë konfirmuimi i një sezoni pozitiv, ndërsa Raikkonen përfundoi i katërti duke lënë pas Bottas. Në një garë që rezervoi të vetmet surpriza në nisje spektaklin e dhuroi i riu Max Vertappen që i dha më tepër vlerë performancës së tij me dy manovra, parakalimin ndaj Alonsos dhe atë ndaj Sans. Për sa i përket spanjollit, kushedi se si do t’ju ketë ardhur drejtuesve të Hondës kur kanë dëgjuar deklaratën e tij pas garës me Alonson që u shpreh, “Ky motorr është si ata të GP2, më parakalojnë sikur të isha e kategorisë inferiore. Kjo është e turpshme”.
/portali DurresLajm/