Lewis Hamilton ka arritur të triumfojë në garën e Montreal-it, në Kanada, ndërsa piloti tjetër i Mercedes, Bottas, përfundoi garën i dyti.
Piloti britanik u nis i pari dhe arriti të menaxhojë mjaft mirë garën, i ndihmuar edhe nga fakti që pas vetes kishte tërë kohës, shokun e skuadrës, Bottas.
Sebastian Vettel, ndonëse u nis i dyti, pësoi një incident që në kthesën e parë, ku edhe u parakalua.
Dëmtimi i makinës bëri që piloti gjerman i Ferrarit të futej në bokse që në xhirot e para, për të riparuar pjesën e përparme të makinës.
Gjithsesi, Vettel shton agresivitetin dhe arrin të rikuperojë shumë pozicione në renditje, duke e mbyllur garën në vendin e katërt.
Kjo ishte hera e parë që Vettel përfundon jashtë podiumit, por gjithsesi ka arritur të ruajë kryesimin e renditjes për pilotë.
Hamilton triumfon në Kanada
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
I dënuar për krime seksuale, ish-prodhuesi i filmave në Hollywood: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve: Nuk kam fshehur pasurinë
Votimi për Ballukun, Komisioni Europian: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësore për integrimin e vendit në BE
Nëse Laporta humb zgjedhjet, Barcelona do të nisë negociatat për Haland





