Merkato e pilotëve të Formula 1 fillon në ditën e parë të shkurtit dhe Lewis Hamilton e Ferrari po i trazojnë gjërat.

Pikërisht shtatë ditë pas shpalljes së rinovimit shumëvjeçar të kontratës së Charles Leclerc, po merr formë punësimi i shtatë herë kampioni i botës nga Scuderia e “kokëkuqes” vitin e ardhshëm në vend të Carlos Sainz, të cilit i skadon kontrata në fund të Kampionatit Botëror, i cili fillon me Çmimin e Madh të Bahreinit të shtunën më 2 mars.

Nga Anglia, “Autosport” flet për negociata shumë të avancuara dhe për mbyllje të marrëveshjes deri në fund të kësaj jave. Skenari është shumë logjik, si dhe plot sharm.

Mbreti i Zi aktualisht është i lidhur me Mercedes me një kontratë që zgjat deri në vitin 2025, por për vitin e ardhshëm do të ishte “vetëm” një opsion me një klauzolë lirimi.

Ajo që e bindi Hamilton të pranoj kalimin te Ferrari do të ishte mungesa e gjatë e fitoreve (pa sukses në dy sezonet e fundit), perspektivat më të mira konkurruese të “kokëkuqes” në krahasim me Shigjetat e Argjendta dhe ëndrra për një titull absolut rekord të tetë të kampionatit botëror mbi një Ferrair, duke kaluar Michael Schumacher në historinë e garave.

Nuk është hera e parë që emri i shtatë herë kampionit të botës lidhet me një negociatë me Ferrarin.

Nga ana tjetër, për të shtuar një element ndoshta jo tërësisht dytësor, përdorimi i Ferrarit nga Hamilton në kuptimin e modeleve rrugore është i njohur.