Ndërkohë që shumica e ligave sportive më të ndjekura në botë janë ndalur për shkak të koronavirusit, nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë Formula 1, organizatorët e të cilës janë gati të ngrenë siparin të dielën me Çmimin e Madh të Melbournit.
Ndonëse 6 pjesëtarë të stafeve të skuadrave pjesëmarrëse në Formula 1 janë të dyshuar si të prekur nga virusi dhe janë vënë në karantinë, kjo nuk ka ndikuar aspak në shtyrjen e garës së parë sezonale, duke bërë që të ngjallen kritika.
Mjaft ashpër ka reaguar edhe Kampioni në fuqi i Botës, Lewis Hamilton, që në një intervistë të dhënë për mediat në Australi, deklaroi se nuk është aspak normale që të garohet nesër dhe se duket qartë që tashmë gjithçka komandohet nga paraja.
“Më duket shumë tronditës fakti që jemi këtë për të garuar, me shumë njerëz që pritet të mblidhen për të ndjekur garën, duke parë atë që po i ndodh botës. Shumë organizata të tjera po reagojnë, ndonëse me pak vonesë. Për shembull NBA ka ndërpresë sezonin mbrëmjen e djeshme, ndërsa Formula 1 vazhdon përpara. Është bukur të garosh, por jam i surprizuar që gjendemi këtu, në këtë situatë. Duket se komandon paraja”, deklaroi Hamilton.