Gjatë ndeshjes së ligës së dytë turke mes Bursasporit dhe skuadrës Erzincaspor ka ndodhur një skandal i vërtetë, ku në rolin kryesor ka qenë trajneri i miqëve, Ahmet Yildirim.
Ahmeti sikur harroi që ishte muaji i Ramazanit, teksa pas një konflikti verbal filloi të mbyste lojtarin e Bursasporit, Hasan Ayaroglu.
Më pas u bë bujë e madhe dhe pas qetësimit të situatës, pati vendime vërtet tronditëse të arbitrit kryesor të ndeshjes, Yaukpa Ozhan.
Ndonëse sipas të gjitha rregulloreve Yildirim e meritonte të përjashtohej, arbitri nuk i dha as karton të verdhë këtij trajneri, që sigurisht është e pabesueshme.





