Presidentit rus Vladimir Putin, nuk i shkoi edhe aq mirë vizita e tij në Gjermani me kancelaren Angela Merkel.

Sot në mëngjes, të dy krerët e vendeve respektive po zhvillonin një vizitë në Hanover me temë, zhvillimet inovative në teknologji.

Gjatë takimit, një aktiviste e grupit FEMEN (Të Luftosh Për Të Drejtat e Grave), doli përpara presidentit rus topless duke e cilësuar atë si një diktator.  

Në gjoksin e saj ishte shkruar një parullë: “F*ck Dictator”.

Merkel u duk mjaft e shokuar nga ajo që po shihte ndërsa, rojet e sigurisë ndërhynë shpejt.

Nga ana e tij Putin, u duk mjaft i qetë, madje pati edhe kohën të vinte buzën në gaz.