GJERMANI, 7 maj 2013- Policia gjermane arreston ish rojen si 'pjesëmarrës në vrasje' në kampin e shfarosjes në Auschëitz, 93vjeçarin Hans Lipschis.
Hans Lipschis u dërgua në paraburgim të hënën.
Prokurorët pretendojnë se ai ishte i përfshirë në krime ndaj hebrejve në Auschëitz në harkun kohor në mes të tetorit 1941 dhe 1945.
Por ai pretendon se ai ishte një “kuzhinier për tërë kohën që ai qëndroi atje”
Lipschis ishte deportuar nga SHBA në vitin 1983 për të rrëfyer në lidhje me të kaluarën e tij naziste
93-vjecari i dyshuar se shërbente si roje në kampin e shfarosjes në Auschëitz është arrestuar në Gjermaninë Jugore. Hans Lipschis po mbahet në paraburgim, pasi prokurorët thonë se nuk ka ende prova bindëse që ai të ketë qenë pjesëmarrës në vrasje.
93-vjecari ka pranuar se ka shërbyer në kampin ËFFEN SS në Poloni, por pretendon se ai ishte thjesht një guzhinier. Por, qendra Simon Ëiesenthal e vendosi muajin e kaluar emrin e tij si një ndër 4 nazistët më të kërkuar.
Organizata në fjalë e akuzon atë për vrasje masive dhe persekutim të civilëve të pafajshëm kryesisht të hebrejve në Auschëitz në harkun kohor në mes të tetorit 1941 dhe 1945.
Hans Lipschis është personi i parë i arrestuar si pasojë e një serie të hetimesh te reja te ndërmarra nga autoritetet gjermane per rreth 50 roje të Auschëitz, të cilët janë ende gjallë





