Trajneri i ri Barcelonës, Hansi Flick, ka filluar të marr hapat e parë drejt planifikimit të ekipit për sezonin 2024/25. Më 29 maj të këtij viti, Barcelona njoftoi se kishte arritur marrëveshje me teknikun gjerman që ai ta drejtojë klubin deri në qershor të vitit 2026. Edhe pse blaugranasit janë ‘zhytur’ në një krizë financiare, kjo nuk e ka penguar aspak Flickun që ta pranojë ofertën e tyre. Së fundmi u diskutua gjerë e gjatë në media për transferimet e reja të Barcelonës, ku përmenden dyshja spanjolle Nico Williams dhe Dani Olmo si objektivat kryesor të klubit.Megjithatë, Flick nuk po mendon vetëm për prurjet e reja në ekip, pasi tashmë ka hartuar listën e lojtarëve që ai nuk llogarit tek ta për sezonin e ardhshëm sipas Mundo Deportivo.
Tre emra në këtë listë janë të shënuar me ngjyrë të kuqe, duke përfshirë Clement Lenglet, Inigo Martinez dhe Vitor Roque.Plani për Lenglet është që të largohet pasi ka pagë të madhe dhe në këtë mënyrë do t’i hapte rrugë ndonjë transferimi të ri.Sa i përket Martinez, Flick nuk mund të llogarisë në shërbimet e tij pasi ai ende nuk është regjistruar në La Liga dhe Barça nuk e ka përjashtuar opsionin e shitjes së tij, në rast se vjen një ofertë e mirë.Çështja e Vitor Roques mbetet një enigmë. Plani ishte që ai të largohet në formë huazimi këtë verë, por Barcelona gjithashtu po konsideron shitjen e brazilianit.Burime brenda klubit kanë thënë se Barça mund të shtyj adoleshentin brazilian që të largohet për shkak të telasheve financiare.