·       E PABESUESHME/ Adoleshentja u gjet në një pyll derrash të egër, duke pasur me vete vetëm elektrik dore, orë, bilbil dhe rulon me letër higjienike

DURRËS, 7 korrik 2015 –  Metodat e edukimit të çiftit me shumë fëmijë nga kontea Samter (Sumter) në shtetin e Karolinës së Jugut – Xhejms (James) dhe Krajstëll Drigers (Crystal Driggers, në foto) – kanë shokuar dhe lënë pa fjalë përfaqësuesit e organeve të kujdestarisë, njoftojnë mediet amerikane. Prindërit për një javë kishin dëbuar nga shtëpia vajzën e tyre të madhe 14-vjeçe, për shkak se hte pa lejen e të rriturve ajo hante biskotat që pëlqenin aq shumë. Pasi zbuluan se rezerva e ëmbëlsirave në kuti u zvogëlua, Xhejmsi dhe Krajstëlli e internuan vajzën-adoleshente në pyll, duke i dhënë me vete të paktën një “komplet mbijetese” modest: elektrik dore, bilbil, orë dhe rulon letre higjienike.

Vajzës fajtore i vunë orar ushqimi: ajo duhej që çdo ditë në kohën e caktuar të kthehej nga korija e pyllit, të populluar me derra të egër, te gardhi i shtëpisë së vet, ku njëri prej prindërve do t’i nxirrte ushqimin. Të rriturit e paralajmëruan se në rast vonohej qoftë dhe një minutë, do mbeste pa darkë.

Zemrat e prindërve nuk u zbutën madje edhe pasi u njoftua se në konte do të kishte stuhi. Kur gjithë njësia administrative u mbulua nga një rrebesh i fuqishëm me shtrëngatë dhe erë uragani, vajza u la të priste jashtë derisa të merrte fund moti i keq në pyll, kurse prindërit as që u përpoqën të kthenin fëmijën në shtëpi. Pas kësaj nate të tmerrshme, 14-vjeçaren, të lagur deri në kockë dhe jashtëzakonisht të traumatizuar, rrugës nga pylli e zbuluan fqinjët. Ata njoftuan policinë, ku u bë e qartë se vajza kishte dy net në rrugë, kurse katër vëllezërit dhe motrat e saj vazhdimisht jetojnë te gjyshja.

Xhejmsi dhe Krajstëlli u arrestuan tashmë dhe iu hoqën të drejtat prindërore. Gjatë hetimeve të mëtejshme doli se nuk ishte hera e parë që kishin ndëshkuar kaq brutalisht vajzën e tyre të madhe. Dhe më parë e dëbuan nga shtëpia, por vetëm një natë.

 

 

 

/përg. red. e jashtme, agjencia e lajmeve “Dyrrah”/