Fëmijët mezi presin të zbulojnë se çfarë dhurate ka brenda vezës prej çokollate, por ajo që gjeti një vogëlush kushtonte mjaft para dhe mbi të gjitha e shokoi familjen.

“The Independent” raporton se një rast i veçantë ka ndodhur në familjen e një 6-vjeçari, i cili pasi hapi paketimin plastik të dhuratës, gjeti një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal.

Ky rast është denoncuar menjëherë në polici, e cila pasi ka analizuar lëndën e gjetur, ka dalë në konkluzionin se bëhej fjalë për drogë dhe ka nisur hetimet.