Për herë të parë këtë vit edhe familjet e reja të mjekëve përfitojnë nga programi i qeverisë për dhënie kredie me zero interes.

Vetë ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu vizitoi një prej këtyre familjeve përfituese të cilat vetëm gjatë vitit të shkuar ishin mbi 85 mjekë, teksa janë hapur edhe aplikimet e reja.

Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë: Ne vjet për herë të parë hapëm programin e kredive për blerjen e banesës me kredi të lehtësuar ose më saktë më kredi me interes 0% nga shteti. Kishim vënë 100 kuota në dispozicion, plotësuam 85 kuota, pra 85 mjekë që aplikuan dhe përfituan nga ky program. Ndërkohë që e kemi rihapur sërish këtë vit aplikimet me 45 kuota, tani kemi përfshirë dhe infermierët dhe kjo është risia.

Ministria e Shëndetësisë thekson se për programin e dytë të kredive me interes 0% për banesa, aplikimi bëhet online nëpërmjet e-Albania dhe ato do të jenë të hapura deri më 14 gusht, për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në sistemin publik shëndetësor.