Këtë të hënë janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”, ku thotë se procesi do kryhet tek e-Albania.
“Mirëmëngjes dhe me njoftimin se nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, proces që i gjithi kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror, ju uroj javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.