Rreth 720 të dënuar do të lirohen sot nga burgjet.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për dhënie amnistie”, nisma e Ministrisë së Drejtësisë finalizohet sot në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit, të cilat kanë përpiluar listat përkatëse të të dënuarve që lirohen.

Sakaq, mësohet se tashmë të burgosurit kanë filluar të lënë qelitë në IEVP-të e ndryshme të vendit.

Numrin më të madh të të liruarve do ta ketë burgu i ri i Fierit, nga i cili do të lënë qelinë rreth 150 të burgosur.