Autoritetet izraelite kanë nisur kërkimin, pasi gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga burgu më i sigurt në vend.
Të burgosurit arritën të hapin një tunel nën një lavaman dhe arritën të dalin jashtë rrethimit të burgut.
Ndërkohë ushtria dhe shërbimi i sigurisë së brendshme janë në terren për të ndihmuar policinë në kërkimin e gjashtë palestinezëve që kanë ikur nga burgu i sigurisë Gilboa.
Ndër të arratisurit është një ish-komandant i një grupi të armatosur Al Aqsa në Jenin i cili në vitin 2002 udhëhoqi një sulm ku u vranë gjashtë izraelitë.
Përveç tij, Shërbimi i Burgjeve Izraelite ka bërë të ditur se janë arratisur edhe 5 anëtarë të Xhihadit Islamik: Munadil Nafayat (26 vjeç), vëllezërit Mahmoud dhe Mohammad al-Arida, Iham Kahamji (35 vjeç), Yaqoub Qadiri (49 vjeç).








