Disa prej vendeve ku u realizua filmi i famshëm "Game of Thrones" do të hapen për publikun vitin e ardhshëm. Disa nga vendet më të famshme, si Winterfell, ndodhen në Irlandën e Veriut.
Tani "HBO" po synon të festojë "trashëgiminë" e filmit duke konvertuar disa nga vend-xhirimet në Irlandën e Veriut në atraksione turistike. Ndërsa "Game of Thrones" mbaroi xhirimet e sezonit të tij të fundit dhe pritet të dalë vitin e ardhshëm.
Yjet e filmit, duke përfshirë Emilia Clarke, Kit Harington, Sophie Turner dhe Natalie Dormer, kanë xhiruar në vende dhe studio në Irlandën e Veriut për rreth 10 vjet. Kompania amerikane e prodhimit dëshiron gjithashtu të hapë arkivat për ti ndarë me fansat.





