Hapen të gjitha qendrat e votimit në Durrës. Në QV pranë qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” janë regjistruar votuesit e parë.
Gjithsej 262 019 qytetarë do të kenë të drejtë vote apo 3,386 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën më 25 prill të vitit që lamë pas.
Kandidatët potencialë përballë njëri-tjetrit janë: Emiriana Sako e Partisë Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, i udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha.
Janë 4 KZAZ, me total 337 qendra votimi.
–ZAZ 21: 109 QV, 78709 zgjedhës
–ZAZ 22: 79 QV, 67432 zgjedhës
–ZAZ 23: 76 QV, 57891 zgjedhës
–ZAZ 24: 73 QV, 57987 zgjedhës.
Çdo qytetar do të mund të votojë përmes paraqitjes së dokumentit identifikues, kartë identiteti apo pasaportë biometrike.
Kujtojmë se Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm, ka miratuar Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitetit, për zgjedhësit e 6 bashkive ku zhvillohet procesi elektoral. Afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit shtyhet deri më 7 mars 2022, për t’u dhënë mundësi atyre qytetarëve, që nuk kanë rinovuar në kohë dokumentin biometrik, të mund marrin pjesë në votimet e së dielës.