Cristiano Ronaldo mori pjesë në ceremoninë përuruese të vendosjes së emri të ri të aeroportit të Madeiras në Portugali, i cili që sot e tutje, do të mbajë emrin e yllit portugez. Vazhdimisht nëpër avionë do të dëgjohen thirrjet: “Zonja e zotërinj, sapo u ulëm në aeroportin Cristiano Ronaldo”.

Madeira është vendlindja e Ronaldos dhe vetë futbollisti zbuloi së bashku me drejtuesit lokalë të ishullit të vogël portugez, bustin kushtuar atij.

Ronaldo u shpreh krenar për këtë nderim, duke iu kundërpërgjigjur kritikave të marra. Ai tha se nuk është hipokrit që të mos ndjehej i kënaqur nga kjo surprizë e marrë nga vendlindja e vet. 

Në këtë ceremoi, Ronaldo shoqërohej nga e dashura e tij Georgina Rodriguez.